Harduer

Paraqitet Acer Apsire One 521

Apr 19 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet Acer Apsire One 521

Duket se netbook-u Aspire One 521 do të arrijë i pajisur me një ekran 10.1 inç LCD, dhe me një procesor më standard se Intel Atom, që është nga kompania AMD.

Aspire One 521 do të veçohet me një procesor 1.2 GHz AMD V105 me një bërthamë, çipset AMD M880G dhe grafikë ATI Radeon HD4225, plus HDMI dhe Bluetooth 3.0

Aspire One 521 raportohet se do të jetë i pajisur me bateri që mbanë për deri në shtatë orë pune, dhe gjithashtu do të arrij me një adapter kompakt të energjisë. Duket se Aspire One 521 do të jetë në gjendje që të lëshojë edhe format HD.

Këto ishin specifikat kryesore, ndërsa sa i përket RAM-it thuhet se do të ketë 1GB RAM, pastaj një HDD me kapacitet prej 160 GB ose 250 GB, dhe Windows 7 Starter Edition.

Nuk ka detaje rreth datës së paraqitjes në treg apo çmimit por ato pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vazhdim.

Lajmet e fundit>