Lajmet

Paraqitet algoritmi që vlerëson cilësinë e artikujve në Wikipedia

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Paraqitet algoritmi që vlerëson cilësinë e artikujve në Wikipedia

wikipwdiaSipas shkencëtarëve kompjuterikë, të cilët e zhvilluan atë, një algoritëm i ri që vlerëson cilësinë e artikujve në Wikipedia mund të risiguronte vizitorët dhe të ndihmonte redaktorët për artikujt që kanë nevojë për përmirësim.

Në Wikipedia ndodhen shumë artikuj të cilësisë së lartë në një varg të gjerë të temave në më tepër se 200 gjuhë. Por në të ka po ashtu artikuj që janë të cilësisë së ulët dhe me pohime të dyshimta. Kjo sjell një pyetje të rëndësishme për vizitorët: sa janë të besueshme informacionet që thuhen në artikujt në Wikipedia?

Sot, tani marrim një përgjigje falë punës së Xiangju Qin dhe Padraig Cunningham nga Kolegji Universitar Dublin në Irlandë. Këta djem kanë zhvilluar një algoritëm që vlerëson cilësinë e faqeve në Wikipedia duke u bazuar në autoritetin e redaktorëve të përfshirë dhe jetëgjatësinë e ndryshimeve që ata kanë bërë. “Hipoteza është që faqet me kontribute të theksuara nga kontribuues autoritativ janë me siguri faqe të cilësisë së lartë,” thonë ata. Duke e pasur këtë informacion, vizitorët në Wikipedia duhet të jenë në gjendje që të vlerësojnë cilësinë e cilitdo artikull me më tepër saktësi.

Grupe të ndryshme kanë studiuar cilësinë e artikujve në Wikipedia dhe se si ta matin këtë në të kaluarën. Risia për këtë punë është në kombinimin e masave në një rrugë të re. Qin dhe Cunningham fillojnë me një rrugë standarde të matjes së jetëgjatësisë së një redaktimi. Ideja këtu është që një redaktim i cilësisë së lartë është me më tepër gjasë që t’i mbijetojë vëzhgimit në të ardhmen. Ata kanë kryer këtë duke kombinuar madhësinë e një redaktimi të kryer nga një autor i caktuar dhe se sa zgjat ky redaktimi pas disa vëzhgimeve të tjera.

Vandalizmi është një problem i zakonshëm në Wikipedia. Për t’u marrë me këtë, Qin dhe Cunnigham injorojnë të gjitha kontributet anonime dhe po ashtu marrin një masë mesatare të cilësisë që synon të reduktojë ndikimin e redaktimeve keqdashëse. Më pas, ata matin autoritetin e secilit redaktor. Wikipedia njihet për një numër relativisht të vogël të redaktorëve të përkushtuar të cilët i ka, të cilët luajnë një rol kyç në komunitet. Këta njerëz ndihmojnë në mirëmbajtjen e shumë standardeve të redaktimit dhe e shpërndajnë këtë dituri me komunitetin. Në këtë komunitet, Qin dhe Cunningham supozojnë që një lidhje ekziston midis dy redaktorëve nëse ata kanë shkruar së bashku një artikull. Kështu që është e paevitueshme që redaktorët me më tepër përvojë synojnë të jenë më mirë të lidhur me rrjetin.

Këto janë rrugë të ndryshme të matjes së autoritetit. Qin dhe Cunningham shikojnë në numrin e redaktorëve të tjerë me të cilët është i lidhur një redaktor i cakutar. Ata e vlerësojnë proporcionin e rrugëve më të shkurta përgjatë rrjetit që kalon nëpërmjet një redaktori të dhënë. Dhe ata përdorin një algoritëm të tipit Pagerank për të matur autoritetin. (Pagerank është algoritmi i Google në të cilin një uebfaqe është e konsideruar e rëndësishme nëse uebfaqe të tjera të çojnë tek ajo faqe.)

Në fund, Qin dhe Cunnigham kombinojnë këto masa të jetëgjatësisë dhe autoritetit për të prodhuar një masë të cilësisë së artikullit. Për të testuar efikasitetin e vlerësimit të tyre, ata përdorën algoritmin e tyre për të vlerësuar cilësinë e më tepër se 9 mijë artikujve që tashmë ishin vlerësuar nga redaktorët në Wikipedia. Ata thonë që jetëgjatësia e një redaktimi vetvetiu është tashmë një indikator i mirë i cilësisë së një artikulli.

Janë edhe disa kufizime me këtë natyrisht. Një lloj i zakonshëm i redaktimit, i njohur si një rikthim, ndryshon një artikull në versionin e vet të kaluar, kështu edhe e largon një redaktim. Kjo shpesh përdoret për t’u liruar nga vandalizmat. “Tani, ne nuk kemi ndonjë masë të posaçme për t’u marrë me redaktimet e prapësuara që nuk paraqesin përmbajtje të re në një faqe,” thanë Qin dhe Cunningham. Kështu që ka ende punë që duhet bërë në të ardhmen.

Sidoqoftë, qasja e re mund të ishte një vegël e dobishme në “ushtrinë” e redaktorëve në Wikipedia. Qin dhe Cunningham sugjerojnë që mund të identifikohen artikujt e ri që janë me cilësi relativisht të mirë dhe po ashtu të identifikohen artikujt ekzistues që janë me një cilësi të dobët, për të cilët artikuj duhet të bëhet një rishqyrtim. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>