Lajmet

Paraqitet Android 4.3, por vetëm në një forum

May 25 2013
0 Shpërndarje
Paraqitet Android 4.3, por vetëm në një forum

Android Jelly BeanPas dështimit që ta sjellë në Google I/O, Android 4.3 ende nuk ka dalë, por disa fotografi janë paraqitur në forumin e mirënjohur xdadevelopers, ku paraqitet smartfoni Nexus 4 duke përdorur sistemin operativ Android 4.3 në Ekspozitën Mobile në Tailandë gjatë vitit 2013.

Disa fotografi të postuara në atë forum nuk shpalosin shumë, përveç faktit që ky sistem operativ vjen me një aplikacion për kamerë të ri-vegëlzuar.

Menuja e kamerës së re ka ndryshuar në formën e një harku në seksionin e poshtëm të ekranit. E tërë kjo vjen pas lajmërimit për një Android të pastër në Samsung Galaxy S4 në Google I/O dhe thashethemet e fundit që një version i ngjashëm i HTC One është duke u përgatitur.

Natyrisht që do të ishte e shkëlqyeshme që të shihet një version i ri i Android-it për të gjitha këto pajisje dhe ndoshta një Nexus 7 i ri, së shpejti në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

android 4.3

Lajmet e fundit>