Analiza

Paraqitet kursi eksperimental në MITx

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Paraqitet kursi eksperimental në MITx

Kursi i parë MITx, 6.002x – Qarqet dhe Elektronika fillon më 5 mars dhe do të vazhdojë deri më 8 qershor. Ai do të mbahet nga Anant Agarwal, i cili është drejtor i Laboratorit të Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale të MIT-së (CSAIL), me Gerald Susman, i cili është profesor i Inxhinierisë Elektrike dhe shkencëtari hulumtues i CSAIL, Piotr Mitros. Ky kurs është duke u përgatitur për të qenë si kursi i parë në inxhinieri elektrike të studentëve (EE), ose planprogramit të inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike (EECS).

Përveç përmbajtjes së rëndësishme të këtij kursi, ai do të shërbejë si një prototip provues për MITx, që është nisma e re për mësim online nga Instituti Massachusetts për Teknologji që ofron ligjërata pa pagesë për studentët nga e mbarë bota.

Një dallim në mes të kësaj paraqitjeje të kursit dhe të atyre në të ardhmen është që ju nuk do të ngarkoheni për certifikim të mbarimit. Derisa kurset gjatë të ardhmes do të jenë falas, do të jetë edhe një tarifë për certifikim. Këto gjëra i qartëson lajmërimi nga MITx:

Nëse ju me sukses e keni mbaruar kursin, ju do të merrni një certifikatë elektronike të arritjes nga MITx. Kjo certifikatë do të tregojë që ju e keni marrë atë nga kursi pilot i MITx. Në këtë version prototipi, MITx nuk do të ju kërkojë që të testoheni në një qendër të testimit ose ndryshe do të ketë identitetin tuaj të certifikuar në mënyrë që të merret kjo certifikatë.

Ju duhet të prisni që t’i kaloni përafërsisht 10 orë gjatë javës në këtë kurs. Për më shumë informata për përmbajtjen e kursit, librat që nevojiten për të mësuar mund të klikoni këtu për të shkuar tek faqja e kursit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>