Softuer

Paraqitet logo e Android 3.0 Honeycomb

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Paraqitet logo e Android 3.0 Honeycomb

Shumë njerëz veçse kanë menduar rreth asaj sesi do të duket logo e Android 3.0 Honeycomb, ndërsa disa të tjerë, përkatësisht anëtarët e Phandroid, kanë arritur që të futen në SDK dhe të gjejnë këtë fotografi që po shihni në kuadër të këtij artikulli, dhe e cila në fakt duket se paraqet logon e re të Android  3.0.

Pra ashtu siç mund të jetë imagjinuar deri diku nga emri Honeycomb (hojet e bletëve), doli që edhe logo të ndërlidhet me të dhe të na del në formë të një blete. Sa i përket paraqitjes së vërtetë të Android Honeycomb ende nuk ka ndonjë detaje në këtë drejtim, por nuk do të duhej të kalojë shumë kohë sepse gjatë muajve në vazhdim pritet të paraqiten edhe tabletët e parë me këtë sistem operativ. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>