Harduer

Paraqitet Motorla i1

Mar 23 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet Motorla i1

Motorola i1 veçohet me një ekran 3.1 inç capacitive touchscreen me rezolucion HVGA, dhe që është gjithashtu një ekran i dizajnuar për të ofruar mbrojtje ndaj pluhurit dhe ndotjeve tjera të shkaktuara me gishtërinj apo diçka tjetër.

Pajisja e Motorola-së është dizajnuar që të jetë një smartphone i fuqishëm dhe si rezultat ajo përshtatet me standardin ushtarak 810F, që do të thotë se është pajisje e sigurt ndaj shokut, ujit dhe pluhurit.

Veçori tjera në Motorla i1 përfshijnë një kamerë 5 megapikselëshe, që do të kap edhe video edhe imazhe, Wi-Fi, Bluetooth, si dhe port për kartela të memories microSDHC.

Një lajmërim që vlen të përmendet është se kjo pajisje duket se do të funksionojë mbi versionin më të fundit të Android, 2.1.

Çmimi për këtë pajisja është 200 dollarë, duke pasur parasysh një kontratë dyvjeçare me Sprint.

Lajmet e fundit>