Softuer

Paraqitet përditësimi për MAC OS X – 10.5.8

Aug 6 2009
0 Shpërndarje
Paraqitet përditësimi për MAC OS X – 10.5.8

Përditësimi thuhet se do të përmirësojë disa çështje të lidhura me përshtatshmërinë dhe besueshmërinë kur tentohet të lidhet një Mac me një rrjet AirPort, si dhe do të restaurojë Display System Preferences dhe besueshmërinë e Bluetooth-it. 

Përmirësimet në Bluetooth sigurisht do të sjellin një lehtësim për përdoruesit të cilët janë ankuar mbi tastierën dhe miun e tyre të lidhur me Bluetooth, që në mënyrë periodike kanë humbur lidhjen me Mac.

Gjithashtu në përditësim është përfshirë një avancim për Safari 4.0.2., me saktësi të përmirësuar për histori të kërkimit, një arnim për importim të imazheve të mëdha dhe filmave nga kamerat; shërbime më të mira iCal, iDisk, MobileMe, AFP, pastaj Klient të Menaxhuar, besueshmëri në shërbimin e sinkronizimit, më shumë përkrahje për imazhe RAW prej kamerave të dorës së tretë dhe përshtatshmëri  të avancuar për disqe të jashtme me USB.

Në këtë përditësim janë inkorporuar edhe disa arnime të sigurisë në lidhje me MAC OS X.

Lajmet e fundit>