Lajmet

Paraqitet posteri i parë i filmit për Facebook-un

Jun 20 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet posteri i parë i filmit për Facebook-un

Teksti që u përmend më lartë shtrihet në tërë posterin, përkatësisht mbi fytyrën e aktorit të ri Jesse Eisenberg, i cili bart një shprehje në fytyrë që të fut frikën dhe në të njejtën kohë shpreh edhe dashakeqësi.

“The Social Network” pritet të paraqitet në kinema gjatë tetorit të këtij viti, dhe Eisenberg luan rolim e Mark Zuckerberg, i cili themeloi Facebook në dhomën e tij të fjetjes në Universitetin Harvard dhe më pas e ktheu atë në një mbretëri digjitale që ka gati 500 milion anëtarë.

Në një pjesë të hollë anësore të posterit është një kuti kërkimi në të cilën shkruan 500milionfriends.com, që paraqet gjithsesi një element interesant që ndërlidhet me karakterin e rrjetit social dhe të filmit.

Sipas raporteve, ky film për Facebook-un është duke u marrë me seriozitet nga Hollywood-i dhe këtë e vërtetojnë edhe emrat prapa tij: regjisor David Fincher (“Fight Club”, “Zodiac”), skripta në bashkëpunim me Aaron Sorkin (“The West Wing”) dhe ekipë me aktor të njohur dhe të rinj.

Ka madje raporte se Sony Pictures Entertainment është duke shtyrë datën e paraqitjes së filmit të radhës Gus Van Sant, “Restless” në muajin janar në mënyrë që të mos humbet spektaklin sherri i filmit të fuqishëm dhe me potencial të mundshëm për një Oscar, “The Social Network”.

Facebook në anën tjetër ka hedhur poshtë ngjarjen e shtjelluar në film dhe nuk e përkrahë atë duke theksuar se paraqet një tregim të bazuar në thashethëme, por audiencat që kanë lexuar titujt e kohëve të fundit rreth kompanisë Facebook ka gjasa të mendojnë ndryshe.

Lajmet e fundit>