Harduer

Paraqitet Samsung i9000 Galaxy S

Mar 24 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet Samsung i9000 Galaxy S

Samsung Galaxy S veçohet me një ekran 4 inç AMOLED me një rezolucion prej 800 x 400 piksela dhe ka një procesor Snapdragon me kapacitet prej 1 GHz. Natyrisht për entuziastët e fotografimit dhe video incizimit celularit në fjalë përmban një kamerë me kapacitet prej 5 megapiksel.

Në videon e mëposhtme është prezantuar më në detaje ky celularë, dhe siç mund të vëreni edhe vetë ekrani AMOLED ofron ngjyra të jashtëzakonshme, dhe vetë pajisja duket shumë e hollë, në fakt është vetëm 9.9 mm i hollë.

Me një peshë të lehtë dhe me një dizajn të bukur dhe elegant, pajisja duket se do të jetë një smartphone tërheqës bazuar në platformën Android.

Lajmet e fundit>