Softuer

Paraqitet Skype iPhone 1.3.1, nuk ka thirrje 3G

Apr 6 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet Skype iPhone 1.3.1, nuk ka thirrje 3G

Skype ka shpalosur versionin më të fundit të aplikacionit të tyre për iPhone, por për fat të keq duket se ende nuk do të ketë thirrje 3G në versionin më të fundit, dhe nuk ka asnjë detaj rreth asaj nëse Skype ka për qëllim të shtojë këtë veçori në aplikacionin e tyre për iPhone.

Përditësimi më i fundit i aplikacionit Skype iPHone është dizajnuar që të sjellë stabilitet të përmirësuar në thirrje dhe gjithashtu ka shtuar përkrahjen për pajisjen më të re të Apple, iPad.

Skype gjithashtu ka konfirmuar se ata do të lansojnë së shpejti një aplikacion të veçantë për iPad, megjithëse nuk ka asnjë detaj rreth këtij aplikacioni apo rreth datës së lansimin.

Lajmet e fundit>