Lajmet

Paraqitet Softueri i ri iPhone OS 3.0

Jun 18 2009
0 Shpërndarje
Paraqitet Softueri i ri iPhone OS 3.0

Këtë javë Apple lëshoi në treg azhurnimin e saj softuerik për iPhone, iPhone OS 3.0, që është një azhurnim i shumëpritur që iu mundëson përdoruesve të iPhone dhe iPod touch të vëjnë në funksion aplikacionet e gjenratës së ardhshme për iPhone.

Në këtë azhurnim kanë bërë rrugën e tyre mbi 100 veçori të reja, ku vetëm një grusht prej tyre janë këto:

  • Copy & Paste për tekst dhe fotografi
  • Spotlight i ri që iu mundëson përdoruesve të kërkojnë përgjatë tërë informatave brenda pajisjes
  • Kërkoni në postë, kalendarë dhe iPod
  • Tastierë Landscape
  • Shkundni për të lëshuar këngën e ardhshme
  • Kontrolle të përmirësuara prindërore
  • Stereo Bluetooth, etj

Sistemi i ri Operativ është pa pagesë për të gjithë konsumatorët iPhone (edhe për iPhone origjinal edhe për iPhone 3G), gjersa konsumatorët e iPod Touch duhet të shtojnë 10$ për të pranuar këtë azhurni.

 

Lajmet e fundit>