Softuer

Paraqitet Firefox 3.6 RC1 – Versioni final afër debutimit?

Jan 11 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet Firefox 3.6 RC1 – Versioni final afër debutimit?

Sipas Mozilla, RC-ja veçohet me mbi 100 bug-arnime prej datës së paraqitjes së beta versionit të pestë në fund të dhjetorit dhe se mund të jetë versioni final testues para debutimit të versionit përfundimtar.

“Nëse çdo gjë shkon ashtu si duhet gjatë testimit ky është versioni që do të shpaloset para përdoruesve tanë si versioni zyrtar pas një periudhe beta” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Mozilla.

Shenjat e para tregojnë se çdo gjë mund të shkojë mirë për Firefox 3.6, dhe sipas të gjitha gjasave versioni final do të përcjellë shumë shpejt versionin RC. RC-ja e versionit 3.5 është paraqitur 10 ditë para versionit final, kurse RC-ja e Firefox 3.0 është paraqitur 13 ditë më pas.

Megjithatë, Mozilla nuk ka pranuar të shpalos data të sakta të paraqitjes, duke deklaruar se shfletuesi do të shpaloset në çerekun e parë të vitit 2010. Ai në fillim ishte paraparë për shpalsoje në fund të dhjetorit, por është penguar nga një seri e krimbave (bug). Firefox 4.0 gjithashtu është dashur që të shtyjë datën e paraqitjes dhe nuk do të shihet në skenë deri në fund të viti 2010 apo në fillim të vitit 2011.

Lajmet e fundit>