Softuer

Paraqitet Firefox 4 Beta 3

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet Firefox 4 Beta 3

Tani Firefox 4 Beta 3 arrin të shfrytëzojë inputin multi-touch nga sistemi operativ i Microsoft, Windows 7 dhe përveç kësaj ueb zhvilluesit tani mund të shkruajnë kod që ta bëjnë ideal për ndërfaqe të ndjeshme në prekje në vend se të supozojnë ekzistimin e një miu.

Çdo platformë pranon një motor të përditësuar JavaScript që përfaqëson vlerat në një mënyrë të favorshme për të përpunuar sasi të mëdha të kodeve numerike, duke përfshirë jo vetëm matematikën por edhe animacionet dhe imazhet. Një total prej 34 gjuhësh (gjuha shqipe nuk është e përfshirë) përkrahin këtë beta version të këtij shfletuesi.

Sikurse versionet e mëhershme të Firefox 4, beta 3 ka një ueb përpunim shumë më të përmirësuar me kërcimin më të madh në JavaScript. Gjithashtu veçori e re është edhe App Tabs, një mbështetje për HTML5 me video VwebM, mbrojtje bllokimi kundër shtojcave si Flash dhe ndërfaqe të rregulluar që vendos ndarjet në pjesën e sipërme. Mozilla ka paraqitur beta versionin e tretë për Linux, Mac dhe Windows.

Lajmet e fundit>