Softuer

Paraqitet Opera Mini 5.1 për Windows Mobile

Sep 9 2010
0 Shpërndarje
Paraqitet Opera Mini 5.1 për Windows Mobile

Së pari ju mund ta bëni Opera Mini shfletuesin tuaj default. Opera Mini 5.1 për Windows Mobile gjithashtu shton përkrahje për ekranet me rezolucion më të lartë të celularëve të mençur dhe përpunime të fonteve. Auto-rrotullimi i ekranit tani gjithashtu është i përkrahur dhe në të njëjtën kohë ofrohen edhe disa konfigurime të avancuara.

Sa i përket funksionalitetit bërthamë të Opera Mini, ai ka mbetur i paprekur – përpunimi anësor dhe ngarkimi i shpejtë i faqeve në lidhje të ngadalshme, janë veçori që nuk mungojnë. Në fund të fundit këto janë disa prej veçorive që e kanë bërë të popullarizuar.

Opera Mini i ri 5.1 për Windows Mobile është i përshtatshëm për të gjitha pajisjet që punojnë në Windows Mobile 2003, 5.x ose 6.x. Nëse keni një prej këtyre sistemeve operative atëherë provoni ueb shfletuesin e ri duke shkruar m.opera.com në shfletuesin tuaj të tanishëm.

Lajmet e fundit>