Softuer

Paraqitja e hershme e Nintendo 3DS, shkak i presionit medial

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Paraqitja e hershme e Nintendo 3DS, shkak i presionit medial

Vitet e fundit kanë përcjellë shumë paraqitje të paautorizuara të paralajmërimeve të mëdha për argëtim. Një prej më të mëdhave ndodhi vetëm pak para Panarit të Elektronikës Arëgtuese, kur një video rrëshqiti në skenë dhe shfaqi PSPS Go-në, tri ditë para se të shpalosej zyrtarisht në konferencën e Sony.

Microsoft vështroi diçka të ngjashme të ndodh në CES në janar të këtij viti, kur një video tjetër e paraqitur papritmas konfirmoi se sistemi Project Natal do të paraqitet në treg gjatë këtij viti.

Tani Billy Pidgeon nga M2 Research, është duke pretenduar se shpalosja e javës së kaluar e Nintendo 3DS  është bërë për të larguar ekspozimin e paautorizuar në media. “Siç duket, mediet japoneze kishin futur duart tërësisht në të dhe kanë biseduar edhe me furnizuesit atje dhe Nintendo ka shprehur dëshirën që të jetë para tyre duke shpalosur lajmin për të parandaluar një rrëshqitje të paautorizuar” tha ai për CNBC.

Paralajmërimi i pajisjes ka ngritur vetullat e shumëkujt, pasi që erdhi më pak se një javë pas lansimin të DSi XL në Amerikën Veriore.

Pidgeon beson se paralajmërimi mund të dëmtojë shitjet e pajisjes tek konsumatorët, në veçanti pasi që 3DS do të shfaqet vetëm dy muaj e gjysmë më vonë në E3 2010. “A do të konkurrojë me DSi XL? Po do ta bëjë këtë”, përfundoi Pidgeon.

Lajmet e fundit>