Analiza

Parashikimet mbi ecurinë e tregut të smartfonëve deri në vitin 2017

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Parashikimet mbi ecurinë e tregut të smartfonëve deri në vitin 2017

lumia_phonesFirma kërkimore IDC ka publikuar raportin më të fundit mbi përhapjen globale të smartfonëve sipas periudhave tremujore.

Sipas studimit të tregut është arritur në përfundimin që edhe në vitet në vazhdim Windows Phone do të vazhdojë të qëndrojë pas sistemeve zotëruese në treg iOS dhe Android, por do mund të sigurojë vendin e tretë si sistem për pajisjet mobile.

Raporti parashikon se deri në fund të vitit 2017 Microsoft do të sigurojë rreth 10.2% të tregut global të smartfonëve.

Përsa i përket sistemeve të tjera raporti parashikon se deri në vitin 2017 do të kenë këtë ecuri:

– Android do të vazhdojë të zotërojë tregun, por këtë herë me një përqindje më të ulët rreth 68.3% nga 75.3%.

– IOS do mund të përmirësojë me një vlerë të vogël prezencën e vet në treg duke zotëruar rreth 17.9% të tij.

– Rënia e Blackberry-it pritet të vazhdojë akoma duke arritur deri në 1.7% pjesë tregu.

Në përgjithësi është parashikuar se shitjet e smartfonëve këtë vit do të arrijnë deri në 1 miliard, një rritje shitjesh me 40% krahasuar me vitin e kaluar. Deri në vitin 2017 pritet që të shiten nga 1.7 miliard pajisje çdo vit. (PCWorld Albanian)

idc-smartphone-share

Lajmet e fundit>