Lajmet

Parashikimet tregojnë trafik tepër të rënduar të të dhënave mobile

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Parashikimet tregojnë trafik tepër të rënduar të të dhënave mobile

trafik mobileRrjetet Wi-Fi priten të përballojnë masën më të madhe të trafikut të të dhënave mobile deri në vitin 2017, sipas një raporti të Juniper.

Trafiku i të dhënave i gjeneruar nga pajisjet mobile dhe nga tabletët do të arrijnë deri në 90,000 petabytes në vitin 2017. Kjo është një madhësi e ngjashme me 7 miliardë filma Blu-ray.

Edhe pse priten shifra shumë të mëdha të të dhënave mobile që do gjenerohen nga pajisjet mobile dhe tabletët në 2017, vetëm 40% e tyre do të përballohen nga rrjetet celulare. Rritja e trafikut të të dhënave i atribuohet rrjeteve teknologjike si 3G dhe 4G ku ofrojnë një sërë shërbimesh me qendra të dhënash, mendojnë analistët e Juniper.

Por kjo rritje ka sjellë gjithashtu shumë probleme dhe pakënaqësi që kanë ndikuar tek të ardhurat e kompanive. Ky problem mund të zgjidhet me anë të shkallëzimit, optimizimit dhe shkarkimeve

Presion lehtësues në rrjete

Shkallëzimi mund të lehtësoj presionin në rrjete, ndërsa ndërton baza qëndrueshmërie apo përmirësimi, sipas raportit të analistëve. Një nga mënyrat e tjera për menaxhimin e mbingarkimit trafic internetështë edhe optimizimi, i cili ndihmon në kontrollin e rrjedhjeve.

Gjithsesi optimizimi kërkon inspektime paketash intensive dhe ndërveprime, duke izoluar ngarkesa të shumta të të dhënave të përdoruesve.

Shkarkimi i të dhënave ndihmon në transportin e trafikut të një rrejti drejt tjetrit duke e niveluar me anë të teknologjive të rrjetave. Dy nga këto teknologjitë mund të përmendim Wi-FI dhe qeliza të vogla.

Operatorët e rrjeteve mobile do ti integrojnë këto dy teknologji për të zgjidhur problemet e kapacitetit. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>