Lajmet

Parashikimi i normës së rritjes për tregun global të softuerëve

May 26 2013
0 Shpërndarje
Parashikimi i normës së rritjes për tregun global të softuerëve

Korporata ndërkombëtare e të dhënave ka publikuar rezultatet më të fundit të parashikimit nga Gjurmuesi i softuerëve në gjithë botën (Worldwide Semiannual Software Tracker).

Në vitin 2012 tregu botëror i softuerëve shënoi një rritje prej 3.6%, një normë shumë më e vogël se ajo e vitit 2011.

IDC beson se këto rezultate janë vetëm fillimi i një periudhe konservatore rritjeje. Përsa i përket vitit 2013 norma e parashikuar e rritjes është 5.7%.

Kategoria e softuerëve që pritet të ketë rritjen më të madhe është ajo e aplikacioneve të bashkëpunimit ku përfshihen softuerët sociale të cilat nuk kanë nevojë për investim të lartë fillestar.

Aktualisht kjo është edhe kategoria më e suksesshme në aplikimet e teknologjisë cloud. Ndërkohë kategoria e softuerëve që shërbejnë për menaxhimin e të dhënave të strukturuara parashikohet të ketë rritjen më të lartë në një periudhë 5-vjeçare me një normë 9.3%.

Menaxhimi i të dhënave përbën themelin e kësaj ekonomie të bazuar tek informacioni dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në implementimin e Big Data.

Të dhënat kanë treguar se tregu i softuerëve ka më tepër premisa rritjeje në vendet në zhvillim (rreth 8.8%), ndërsa në tregjet e maturuara norma e rritjes do të jetë rreth 5.0%.

Gjurmuesi i përdorur nga IDC për përftimin e këtyre shifrave mbulon rreth 800 ofrues softuerësh të shtrirë në tregjet e 49 shteteve. Të gjitha të dhënat dhe parashikimet përditësohen çdo 6 mujor. (PCWorld Albanian)

IDC

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>