Biznes

Parashiko performancën e biznesit online

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Parashiko performancën e biznesit online

 

Një shërbim i ri mund të ndihmojë një biznes në menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore.

Kompanitë FORTUNE 500 dedikojnë departamente të tëra për menaxhim të burimeve njerëzore dhe natyrisht që edhe bizneset e vogla kanë nevojë të ndjekin rritjen profesionale dhe performancën e punëtorëve të tyre, por zakonisht kanë mungesë të resurseve për të kryer me sukses këtë punë. Në këtë mes hyn SuccessFactors(www.successfactors.com). Është një shërbim online për menaxhim të burimeve njerëzore, që mund të ndihmojë një kompani të çfarëdo madhësie për rishikim performance dhe në menaxhim të punëtorëve të saj. Sepse SuccessFactor është një shërbim online, nuk ka ndonjë softuer për të instaluar. Libraria e saj gjithëpërfshirëse e shabllonëve dhe shembujve ndihmon personat joprofesionistë përmes procesit rishikues të performancës. Nëse përdorni shërbimin për t’i treguar punëtoreve se si arritja e synimeve të biznesit drejtpërsëdrejti ndikon në vlerësimin e tyre, ata më me dëshirë do të mbajnë këto synime, e në anën tjetër do të vazhdojnë të rrisin biznesin tuaj.

Përdorimi i SuccessFactors
Struktura përfshin ofrimin e detajeve mbi punëtorët që do të vlerësohen. Shërbimi ofron shabllonë për plane synimi dhe cikle rishikuese të performancës e madje përkrah një vlerësim “360-gradësh”, në të cilin shokët, menaxherët dhe kolegët e tjerë kontribuojnë për vlerësimin e një punëtori. Tutorialet online ofrojnë kontroll të përgjithshëm dhe ndihma më e shtrenjtë është e mundshme për komponentë të caktuar. Për shembull, një Asistent Shkrimi mund të sugjerojë gjuhën për përdorim në një rishikim performance. Ju mund të modifikoni këto sugjerime, të shtoni komponentë të tjerë dhe pastaj të klikoni për një Skanim Legal të vlerësimit tuaj, i cili do të verë në pah gjuhën e papërshtatshme, për shembull një fragment që quan një punëtor “budalla”, do të shkaktojë sugjerime pozitive dhe do të rekomandojë se si një punëtor mund të përmirësohet. Gjithashtu ofrohet edhe një verifikues i drejtshkrimit. Këto vegla ndihmojnë një menaxher që të krijojë rishikim të shkëlqyer të performancës edhe në qoftë se ai ose aj kanë mungesë të aftësive të mira në shkrim. SuccessFactors gjithashtu mund të ndihmojë një menaxher të monitorojë progresin e punëtorëve. Një librari e synimeve të supozuara mund t’ju ndihmojë në krijimin e caqeve relevante të performancës. Për shembull, një shitësi mund t’i kërkohet që të krijojë një numër të caktuar drejtimesh. Nëse ju mbani të informuar shërbimin mbi gjendjen momentale të progresit drejt arritjes së synimit, ai mund të krijojë indikatorë të koduar me ngjyra, që në mënyrë të shpejtë tregojnë në qoftë se një punëtor ka përfunduar synimin (ngjyra e kaltër), është në përcjellje të tij (e gjelbër), qëndron prapa (e verdhë), apo rrezikon që të dështojë në arritjen e cakut (ngjyra e kuqe). Një panel ju lejon që të përcillni detyrat e ardhshme dhe progresin tuaj në arritjen e synimeve të punëtorëve.

Madhësi të ndryshme
SuccessFactors është i gatshëm në edicione që furnizojnë organizatat që sillen prej firmave të përbëra nga disa punëtorë, deri te ndërmarrjet e përbëra nga më shumë se 20.000 punëtorë. Edicioni Profesional është i drejtuar nga bizneset e vogla me deri në 500 punëtorë. Kompania thekson se mesatarisht kushton 100$ në vit për përdorues, varësisht prej numrit të moduleve dhe përdoruesve. Dhe ju mund të regjistroheni për një provë pa pagesë. Vlen t’ju rikujtojmë se asetet më të vlefshme të biznesit tuaj dalin nga dera çdo ditë dhe menaxhimi i mirë i burimeve njerëzore mund të sigurojë kthimin e tyre qysh të nesërmen.

 

Lajmet e fundit>