Vëzhgim

Parashikoni se si do jetë celulari juaj i ardhshëm

Aug 30 2008
0 Shpërndarje
Parashikoni se si do jetë celulari juaj i ardhshëm

Modelet virtuale të TryPhone mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni listën e kandidatëve kur vendosni të blini një telefon celular

Ju duhet një celular i ri, por nuk arrini të bindni veten për të blerë një? Ju duket si situatë e njohur kjo? Duke mbledhur të gjitha pajisjet që gjenden në treg dhe intervalin e shpejtë të ndryshimit të modeleve të reja që dalin, nuk është çudi që njerëzit kanë vështirësi të zgjedhin. Në internet ka plot, por të gjitha faqet që testojnë modelet e telefonave celularë, nga ekspertët apo përdoruesit, nuk mund të zëvendësojnë testimin që do e bënit vetë, me duart tuaja. Por kush ka nge të shkojë nga njëri dyqan në tjetrin për të provuar modelet që ja vlen të konsiderohen si të mira. Një faqe e quajtur TryPhone (www.tryphone.com) mund të ndihmojë për të bërë zgjedhjen e duhur. Do gjeni aty replika për modelet e prezantuara, të plotësuara me disa butona që aktivizojnë ekranin demo për detyra të rëndësishme, si krijimi i kontakteve të reja apo SMS.

Kjo faqe gjithashtu poston edhe mendimet e lexuesve dhe specifi kimet e detajuara teknike. Unë nuk do të doja të merrja një vendim për blerje duke u bazuar vetëm në TryPhone, por së paku faqja të jep një ide të mirë se si do të punojë telefoni dhe çfarë dizajni do të ketë.

Provim në distancë

TryPhone ka një origjinë interesante. Është një iniciativë relativisht e re, e marrë nga kompania e quajtur DeviceAnywhere (ish MobileComplete). Veprimtaria kryesore e së cilës është shërbimi që i ofron zhvilluesve të aplikacioneve të internetit tek pajisjet reale në rrjete të operatorëve të vendosur në gjithë botën. Shërbimi i tyre nuk është i lirë, por kompanitë që zhvillojnë dhe testojnë aplikacione për telefona, kursejnë duke përdorur DeviceAnywhere, sepse do i dilte më shtrenjt blerja e pajisjeve dhe dërgimin enjë ekipi inxhinierësh në terren, për testime të vërteta të një aplikacioni të ri, në të gjitha rrjetet se ku do të përdoret. Shërbimi përdoret edhe si vegël për përkrahje teknike. DeviceAnywhere i ofron zhvilluesve qasje nga distanca tek kombinimi i më shumë se 900 pajisjeve dhe rrjeteve.

Fatkeqësisht, TryPhone beta, nuk ka shumë modele telefonash, vetëm 12 deri në funda të Prillit, duke përfshirë modele të popullarizuara si Apple iPhone dhe Motorla Razr2. Kjo, për shkak se kompania pasi harxhon dhjetë ditë për të rregulluar qasjen nga distanca për një nga pajisjet e DeviceAnywhere, duhet të harxhojë edhe dhjetë ditë tjera për të gjeneruar telefonat e bazuar në Ajax për ti vendosur në TryPhone, shpjegon drejtoresha e marketingut të DeviceAnywhere, Leila Modarres. Kompania ka zgjeruar stafi n a saj dhe shpreson të ketë 100 deri 150 pajisje deri në sezonin e festave, shton Modarres. Kompania planifi kon të rrisë interaktivitetin e telefonave virtualë. Për momentin mund të klikoni butonat e navigimit për të hapur menytë, por nëse tentoni të shkruani një SMS virtual, një video demo do të hapet dhe do t’ua shpjegojë. “Ne duam të shtojmë më shumë forma të bashkëveprimit” thotë Modarres. TryPhone nuk do të zëvendësojë kurrë bashkëveprimin e njeriut me pajisjen, por as nuk tenton të kryejë këtë funksion. Mund të testoni tastierën dhe ekranin e modelit që ju preferoni vetëm duke e prekur me të vërtetë. Por nga ana tjetër, luajtja me modelet virtuale nuk kushton asgjë. Pasi TryPhone të ofrojë një numër të madh modelesh, mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për konsumatorin, ajo që po mundohet të arrijë.</p>

Lajmet e fundit>