Softuer

Parkimi në Nju Jork, test pagese me aplikacion mobil

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
Parkimi në Nju Jork, test pagese me aplikacion mobil

Testimi pritet të shtrihet në 300 zona parkimi, brenda një programi një vjeçar, ndërsa zyrtarë të Nju Jorkut kanë argumentuar se sistemi i tyre që veçse është në shfrytëzim në Atalanta dhe Washington, do të ofrojë lehtësi për përdorues dhe kursime për qytetin.

Përdoruesit që dëshirojnë të shfrytëzojnë aplikacionin duhet të regjistrohen dhe më pas të përdorin atë apo një SMS për të futur numrin e instrumentit matës që ndodhet para vendit ku kanë parkuar. Detajet e kredit kartelës së ruajtur gjatë procesit të regjistrimit online futen në funksion menjëherë, në momentin kur bëhet pagesa.

“Çdo ditë e më shumë po rritet numri i pagesave me kredit kartelë, por shumica e instrumenteve matës janë ende me pagesë kesh” tha Bruce Shaller, udhëheqës i departamentit të transportit të qytetit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>