Lajmet

Parlamenti Europian aprovon ligje strikte për sulmet kibernetike

Jul 6 2013
0 Shpërndarje
Parlamenti Europian aprovon ligje strikte për sulmet kibernetike

Si rezultat i ligjeve të reja të miratuara nga Parlamenti Europian kriminelët kibernetikë në vendet e Bashkimit Europian do të përballen me dënime shumë më të ashpra.

Drafti i direktivës që është miratuar nga parlamenti ditën e enjte përcakton veprimet specifike ilegale përsa i përket krimit kibernetik si dhe të gjitha sanksionet përkatëse në rast se nuk zbatohen. Gjithashtu nëpërmjet saj iu kërkohet të gjitha vendeve anëtare të BE që të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast nevoje urgjente për ndihmë.

Një rëndësi e veçantë në hartimin paraprak të këtij ligji i është kushtuar përdorimit të botnet-eve që ka të bëjë me kontrollimin e një numri të madh kompjuterësh duke i infektuar me softuerë të dëmshme. Kjo gjë do të dënohet me tre vjet burg.

Ndërkohë kriminelët që janë përgjegjës për sulmet kibernetike ndaj “infrastrukturave kritike” si p.sh rrjeteve të transportit ose rrjetet qeveritare do të përballen me të paktën 5 vjet burg. I njëjti dënim do të zbatohet edhe në rast se sulmi i kryer nga organizata kriminale shkakton një dëm të rëndë.

Vlen të përmendet edhe fakti se edhe kompanitë janë të përfshira në këtë ligj paraprak. Bëhet fjalë për rastet kur ato punësojnë një haker për përfitimet e tyre personale. (PCWorld Albanian)

europe flag

Tags >

haker
Lajmet e fundit>