Lajmet

Parlamenti Europian aprovon shumën prej 7 miliardë € për të përfunduar projektet GPS

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Parlamenti Europian aprovon shumën prej 7 miliardë € për të përfunduar projektet GPS

Parlamenti Europian ka aprovuar një shumë prej 7 miliardë € për financimin e zhvillimit dhe përfundimit të projekteve që lidhen me programet e navigimit satelitor europian, përfshi ato që mbajnë emrin Galileo dhe EGNOS.

Financimi do të mbulojë projektet nga viti 2014 deri në vitin 2020 dhe do të shpenzohet për të përfunduar infrastrukturën e navigimit satelitor si dhe për të zhvilluar komponentë të rëndësishëm si setet e çipeve Galileo apo marrësit në smartfonë.

Impakti total ekonomik i Galileo dhe EGNOS vlerësohet në rreth 90 miliardë € brenda 20 viteve të ardhshme, janë shprehur komisionerët. Përveç hapjes së mundësive për biznese të reja, përdoruesit do të kenë mundësi që të aksesojnë çdo ditë informacione të sakta lidhur me shërbimet e navigimit satelitor.

Galileo është një projekt totalisht i zotëruar nga sistemi i navigimit satelitor të BE-së dhe do t’i ofrojë shërbimet e para në fund të 2014-s. Ndërkohë, pritet që të hyjë në fuqi të plotë në vitin 2020, kur do të sjellë edhe akses falas për shërbimet e pozicionimit, navigimit dhe orës, duke përdorur frekuencën duale Galileo Signal in Space.

Pozicionimi dhe sinjalet e kohës që ofrohen nga sistemet e navigimit satelitor përdoren në shumë fusha kritike si tregtia elektronike, rrjetet e telefonëve celularë, sinkronizimi “power grid”, menaxhimi i trafikut ajror dhe patjetër, navigimi nëpër makina.

Ndërkohë, EGNOS (the European Satellite Based Augmentation System), ka hyrë në punë që prej vitit 2011. Ai përdoret për të rritur saktësinë e pozicionimit të GPS-it, duke e bërë atë të dobishëm në fusha si ato ajrore.

EGNOS ka një saktësi të pozicionit të GPS-it deri në 3 metra. Për të bërë një krahasim, njerëzit që përdorin një marrës GPS pa EGNOS kanë një saktësi pozicioni prej deri në 17 metra. (PCWorld Albanian)

europe_flag

Tags >

GPS
Lajmet e fundit>