Lajmet

Parlamenti Europian i kërkon SHBA-së të ndalojë së përgjuari

Jul 6 2013
0 Shpërndarje
Parlamenti Europian i kërkon SHBA-së të ndalojë së përgjuari

Parlamenti Europian i ka kërkuar SHBA-së të zbardhë të gjitha aktivitetet përgjuese si dhe ka kërkuar të ngrejë një grup pune për të shqyrtuar të gjitha akuzat që vijnë bazuar në skandalin Prism.

Për më tepër, i është sugjeruar komisionerëve europianë të marrin në konsideratë edhe pezullimin e përkohshëm të marrëveshjeve për shkëmbimin e të dhënave.

Rezoluta për të kërkuar zbardhjen e të gjitha përgjimeve është miratuar me 483 vota, ndaj 98 kundër dhe 65 abstenime. Anëtarët e Parlamentit Europian janë shprehur se Komisioni Europian, Këshilli i Ministrave dhe vendet anëtare të BE-së duhet të marrin në konsideratë edhe pezullimin e marrëveshjeve për shkëmbimin e të dhënave të pasagjerëve që bëjnë fluturime ajrore apo të dhëna në lidhje me bankat.

Në rezolutë shprehet edhe shqetësimi se përveç SHBA-së, mund të ketë edhe vende të tjera brenda BE-së si Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Holanda, Gjermania dhe Polonia, të cilat aplikojnë të njëjtat programe survejimi. Prandaj është kërkuar të hetohet nëse këto programe veprojnë në zbatim të plotë me ligjin.

Gjatë hetimeve do të analizohet edhe impakti që mund të kenë përgjimet mbi të drejtën e privatësisë së qytetarëve europianë, mbrojtjen e të dhënave të tyre, lirinë e shprehjes etj. Rezultatet do të bëhen të ditura në fund të vitit.

Jan Philipp Albrecht, anëtar i Parlamentit Europian, u shpreh se: “Kufijtë duhet të vendosen nga të dyja anët e Atlantikut në mënyrë që të mbrohen interesat e qytetarëve të BE-së. Rregullat strikte dhe konsistente janë të nevojshme si në BE ashtu edhe në SHBA.” (PCWorld Albanian)

europe flag

Tags >

internet
Lajmet e fundit>