Lajmet

Parlamenti Evropian jep dritën jeshile për heqjen e tarifave roaming

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Plani i cili prej dy vitesh kërkon aprovimin e institucioneve më të larta financiare më në fund ka gjetur drejtim e duhur drejt përmbushjes së tij Parlamenti Evropian jep dritën jeshile për heqjen e tarifave roaming Photo Source: AFP

Edhe pse ishte një formalitet, Parlamenti Europian më në fund ka votuar pro heqjes së tarifave roaming mes vendeve anëtare të Unionit.

Plani i cili prej dy vitesh kërkon aprovimin e institucioneve më të larta Evropiane më në fund ka gjetur drejtim e duhur drejt përmbushjes së tij.

Ky plan doli në skenë pikërisht kur Komisioni Europian lançoi fushatën e Tregut të Vetëm Europian, një projekt i cili do të heqë pothuajse të gjitha barrierat ekonomike dhe politike mes vendeve Evropiane në fushën e teknologjisë dhe informaiconit.

Ndërsa ofertat nga operatorë të ndryshëm nuk mungojnë në roaming, rregullorja e re do të heqë plotësisht çdo lloj tarife shtesë. Po plani nuk i shpëtoi kundërshtimeve të shumta deri në atë pikë sa të mendohej i parealizueshëm.

Një draft i ri u paraqit në Shkurt të këtij viti të cili u mungonte vetëm drita jeshile e Parlamentit Europian. Duke filluar nga 15 Qershor të gjithë qytetarët Evropiane që udhëtojnë mes vendeve të Unionit nuk duhet të shqetësohen për tarifat shtesë dhe kostot e larta të komunikimit. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>