Lajmet

Parlamenti Evropian voton për ndarjen e shërbimeve të Google

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Parlamenti Evropian voton për ndarjen e shërbimeve të Google

d03-21_12-56-49u.0Parlamenti Evropian gjatë ditës së enjte ka aprovuar një vendim jo detyrues duke bërë thirrje për “ndarjen e motorit të kërkimit nga shërbimet e tjera komerciale” për të siguruar “kushte konkurrente brenda tregut të vetëm dixhital”. Përfaqësuesit në Strastburg votuan 458 me 173 kundër Google.

Komisioni antitrust është duke u përqendruar në katër çështje kryesore: në mënyrën se si Google paraqet rezultatet e kërkimeve në krahasim me rivalët e saj, se si Google përdor përmbajtjet e faqeve të tjera, dominancën e Google në lidhje me reklamat dhe rregullat që merren me rregullimin e fushatave të reklamuesve.

Ky propozim mori shumë mospajtime kur u zbulua një javë më parë, por tani është miratuar në formën e vet origjinale, duke përfshirë edhe propozimin e debatueshëm për ndarjen e kompanisë. Pa autoritetin për të vepruar në këtë vendim, Parlamenti Evropian është duke i kërkuar Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së që të përmirësojnë dominimin e Google dhe pozicionin diskriminues të saj në kërkimin online duke e detyruar atë që të bëjë ndarjen e pjesës së kërkimit dhe biznesit të vet të reklamave. Gjuha e përdorur është e ashpër, sipas të cilës makinat e kërkimit janë “mbajtësit e portave” që janë të një rëndësie të posaçme dhe i bëhet thirrje Komisionit që të “vendos rregulla përcaktuese për garë në BE”.

Një tjetër dispozitë e rëndësishme në vendimin e të enjtes është përsëritja e mbështetjes së padiskutueshme nga parlamenti për neutralitetin e internetit: “I tërë trafiku i internetit duhet të trajtohet njësoj, pa diskriminim, kufizim ose ndërhyrje, pavarësisht nga dërguesi, pranuesi, lloji, përmbajtja, pajisja, shërbimi ose aplikacioni.”

Aktualisht Google dominon tregun europian të kërkimit online në një masë 90%. Një përqindje kjo më e madhe se në Shtetet e Bashkuara ku rezulton vetëm në 68% të tregut. Kompania amerikane ka bërë përpjekje të shumta për bashkëpunim me firma të ndryshme europiane për të reduktuar ankesat kundër saj, por mesa duket nuk ja ka arritur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>