Lajmet

Parregullsia “Bash Bug” mund të sjellë më shumë pasoja se Heartbleed

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Parregullsia “Bash Bug” mund të sjellë më shumë pasoja se Heartbleed

ShellShockKërkuesit për sigurinë e pajisjeve teknologjike kanë zbuluar një problem në sistemin e programimit të përdorur në miliona kompjuterë, duke krijuar mundësi për piratët kibernetikë të kryejnë komanda në serverat e rrjetit. Ky problem përfshin të gjitha pajisjet me sistem operativ Linux dhe ato Mac.

Disa kërkues thonë që problemi i quajtur ShellShock prek një aplikacion të quajtur Bash, nga e cila ka marrë edhe emrin parregullsia “Bash Bug”. Bash Bug ka potencial që të jetë më serioz dhe të përhapet më shumë se Heartbleed, i cili solli vjedhjen e shumë informacioneve personale të përdoruesve.

Në këtë rast përdoruesit e thjeshtë morën si masë paraprake ndryshimin e shpeshtë të fjalëkalimit të tyre, por mesa duket për ShellShock nuk mund të merret ndonjë masë kaq e thjeshtë pasi problemi është shumë më i ndërlikuar.

Në këto raste, administratorët e kompanive të sistemeve dhe programeve lëshojnë përditësime, të cilat mund të rregullojnë problemin. Pajisjet e përdorin funksionin Bash, i cili është një program i Unix që ekzekuton komanda “bërthamë”. Komandat bërthamë përkthehen në diçka që sistemi operativ mund ta kuptojë dhe mund ta përdorë.

Në këtë rast problemi ShellShock u jep mundësi hakerave të shkruajnë informacione të rrezikshme në këtë sistem për sa i përket sigurisë së përdoruesit. Në një testim të bërë në një nga kompjuterët e rinj MacBook Air rezultoi që ky problem haset edhe në këto pajisje.

Skuadra e sigurisë Red Hat për këtë lëshoi një patch/rregullim për këtë problem, megjithatë ata deklaruan se ky rregullim nuk është i plotë dhe nuk e mënjanon plotësisht këtë problem. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>