Lajmet

Partitë Politike Britanike paralajmërohen rreth rrezikut të hakerave Rusë

Mar 13 2017
0 Shpërndarje
Agjencia Britanike e Inteligjencës kërkoi nga partitë politike të mbronin vetveten nga sulmet potenciale kibernetike nga frika e përfshirjes së hakerave Rusë në një përsëritje të mundshme të skenarit Amerikan edhe në vendin ishullor. Partitë Politike Britanike paralajmërohen rreth rrezikut të hakerave Rusë

Qendra Britanike e Sigurisë Kibernetike, pjesë e agjencisë së inteligjencës GCHQ, u shkruante një një letër liderëve të partive politike:

“Duhet të jeni në dijeni të ngjarjeve që ndodhën në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani, një moment reflektues për sistemin politik Britanik.”

“Sulmet ndaj demokracisë sonë shkojnë përtej partive politike dhe mund të adresohen parlamenti, zyrat kushtetuese, mendimtarë, grupe e individë,” shkruante në letër agjencia.

“Nuk kemi prova që tregojnë se Rusët tentojnë të ndërhyjnë në proceset demokratike të vendit tonë,” tha Ministri i Jashtëm Britanik Boris Johnson.

Vitin e kaluar inteligjenca Amerikane arriti në përfundimin se Rusia kishte hakuar dhe publikuar e-mail-et e Partisë Demokratike si pjesë planit për të favorizuar kandidatin Republikan Donald Trump. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>