Lajmet

Pas 10 muaj Android Nougat kap 11.5% të tregut

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
Android 7.0 Nougat debutoi zyrtarisht në Gusht të 2016-ës me pajisjet Nexus. Telefonët Google Pixel sollën Nougat 7.1 në Tetor. Pas 10 muaj Android Nougat kap 11.5% të tregut Photo Source: Google

Pesë muaj pasi kaloi barrierën 1%, pjesa e tregut e Android Nougat tashmë ka vlerë dyshifrore.

Sipas Google, Android Nougat ju deshën plot 10 muaj për të arritur adoptimin 11.5%. arritja e këtij objektivi ka qenë ndër proceset më të ngadalta të një versioni madhor Android.

Android 7.0 Nougat debutoi zyrtarisht në Gusht të 2016-ës me pajisjet Nexus. Telefonët Google Pixel sollën Nougat 7.1 në Tetor.

Ende versioni më i fundit Android, ashtu si paraardhësit gjithnjë janë dashur më shumë se 12 muaj për tu bërë versioni më popullor dhe Nougat nuk përbën surprizë.

Këto janë ndryshimet përgjatë periudhës Qershor – Korrik:

  • Android 7.0/7.1 Nougat (Gusht 2016): Rritje me 2.0% në 11.5%
  • Android 6.0 Marshmallow (Tetor 2015): Rritje me 0.6% në 31.8%
  • Android 5.0/5.1 Lollipop (Nëntor 2014): Rënie me 0.7% në 30.1%
  • Android 4.4 KitKat (Tetor 2013): Rënie me 1% në 17.1%
  • Android 4.0 Ice Cream Sandwich (Dhjetor 2011): Rënie me 0.1% në 0.7%
  • Android 2.3 Gingerbread (Dhjetor 2010): Rënie me 0.1% në 0.7%

Të dhënat vinë nga dyqani i aplikacioneve të Google Play Store i cili mund të aksesohet vetëm nga pajisjet me Android 2.2 ose më shumë. Kjo do të thotë se baza e përdoruesve të versioneve më të vjetra nuk është përfshirë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>