Biznes

Pas 14 viteve Nokia rrëzohet nga “froni”

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Pas 14 viteve Nokia rrëzohet nga “froni”

Samsung-u gjatë këtyre ditëve ka ndërprerë “sundimin” 14 vjeçar të Nokia-s në top listën e prodhuesve më të mëdhenj të telefonave.

Sipas të dhënave që posedon IHS iSupply në vitin 2012 Samsung arriti 29 përqind të tregut, duke bërë që Nokia të bie në vendin e dytë me 24%. Në vend të tretë gjendet Apple me 10% të tregut, i katërti është ZTE me 6% dhe i pesti është LG me 4% të pjesës në tregun global.
Noika 2Nëse shikojmë të dhënat nga viti i kaluar, do të shohim se Nokia atëherë mbante vendin e parë me 30% të pjesës së tregut, derisa Samsung me 24% ishte në vendin e dytë. Apple vjet mbante 7% të tregut e po ashtu vendin e tretë sikurse tani, ZTE mbeti në pozicion të njëjtë, derisa LG vjet mbante 6% të tregut që do të thotë se këtë vit ka pasur rënie.

Kur lind pyetja për prodhimin e pajisjeve smartfonë gjendja është si në vijim: Samsung-u është në vendin e parë me 28% të tregut, kurse kompania Apple e dyta me 20%.
Nokia 1Karakteristikë është rënia shpejtë e Nokia-s nga 16% gjatë vitit të kaluar në vetëm 5% në tregun global të smartfonëve. Gjithashtu edhe HTC pësoi rënie , ku nga 9% të vitit të kaluar ra në 5%, sa edhe ka prodhuesi kanadez RIM. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>