Harduer

Pas 20 vitesh Atari kthehet në industrinë e konsolave me Ataribox

Jul 17 2017
0 Shpërndarje
Atari premtoi përditësime në muajt në vijim. Disa prej lojrave klasike që do të rikthehen janë Pac-Man, Pong, Space Invaders dhe Asteroids. Pas 20 vitesh Atari kthehet në industrinë e konsolave me Ataribox Photo Source: Atari

Atari prezantoi imazhet e konsolës së parë pas 20 vitesh, Ataribox. Konsola do të vijë në ngjyrë të zezë dhe me materiale përbërëse prej druri në shenjë nostalgjie për konsolën e parë të lançuar nga kompania në 1977.

Ataribox do të ketë katër porta USB, një konektor HDMI dhe një lexues karte. Atari tha se paneli ballor ose do të jetë prej druri ose prej xhami.

Kompania zgjodhi të heshtë rreth harduerit të brendshëm që do të ketë konsola por tha se do të rikthejë lojrat klasike me përmbajtje moderne.

Atari premtoi përditësime në muajt në vijim. Disa prej lojrave klasike që do të rikthehen janë Pac-Man, Pong, Space Invaders dhe Asteroids.

Kompania u kthy në pajisjet e lojrave katër vite pasi shpalli falimentimin. Një vit më pas erdhi me në fokus lojrat mobile dhe kazino.

Atari lançoi konsolën e parë në 1977-ën, Atari 2600. Pajisja kontrollohej nga një joystick. U shitën 30 milion konsola dhe suksesi vijoi me Atari 5200 dhe 7800.

Në 1993 konkurrenca e ashpër nga Sega Saturn dhe Sony PlayStation, la në hije konsolën e re Atari Jaguar. /PCWorld Albanian

Tags >

Atari
Lajmet e fundit>