Harduer

Pas 20 vitesh Atari do të ndërtojë një konsolë lojërash

Jun 19 2017
0 Shpërndarje
Në 2013-ën kompania shpalli falimentimin për tu shfaqur një vit më pas si një kompani e fokusuar në lojërat online dhe ato mobile. Pas 20 vitesh Atari do të ndërtojë një konsolë lojërash Photo Source: Wikipedia

Atari konfirmoi se do të ndërtojë një konsolë lojërash për herë të parë pas 20 vitesh.

Kompania ikonike e lojërave e njohur për titujt klasikë si Pong, lançoi konsolën e saj të parë në 1977 dhe quhej Atari 2600.

Më pas lançoi disa konsola përpara se të kalohej nga Nintendo, Sega dhe Sony ndërsa konsola e fundit ishte Atari Jaguar në 1993.

Në 2013-ën kompania shpalli falimentimin për tu shfaqur një vit më pas si një kompani e fokusuar në lojërat online dhe ato mobile.

Shefi ekzekutiv i Atari, Fred Chesnais tha për Gamesbeat se “jemi rikthyer biznesit të harduerit.” Kjo deklaratë vjen pasi kompania publikoi një video ku shfaqej pjesa ballore e një konsole.

Disa prej lojërave ikonike më të hershme funksiononin në konsolat Atari si Pong, Pac-Man dhe Asteroids. Lojërat retro kanë shënuar boom vitet e fundit falë suksesit të Nintendo NES Classic Mini. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>