Harduer

Pas 2020-ës kompjuterat Mac nuk do të fuqizohen nga procesorët Intel

Apr 4 2018
0 Shpërndarje
Lajmi bëri që aksionet e Intel të binin me 6% të Hënen. Sipas Bloomberg kjo nismë është ende në fazat fillestare, por i shërben unifikimit të arkitekturave mes platformave desktop dhe mobile të kompanisë në frontet e harduerit dhe softuerit. Pas 2020-ës kompjuterat Mac nuk do të fuqizohen nga procesorët Intel

Duke filluar nga 2020-ta Apple nuk do të shfrytëzojë më procesorët Intel për kompjuterat Mac, për ti zëvendësuar me procesorë të prodhuar nga vetë gjigandi Amerikan, një praktikë e ndjekur që nga krijim i iPhone dhe iPad.

Plani i zbuluar nga Bloomberg, ka qenë në qendër të spekulimeve prej disa vitesh nisur nga eksperienca e fituar me telefonët dhe tabletët.

Procesorët e serive A të cilët aktualisht kanë mbërritur gjer tek A11 Bionic përdorur në iPhone 8, 8 Plus dhe X, janë dizajnuar për tu shërbyer qëllimeve specifike të kompanisë dhe bazohen në arkitekturën e ARM.

Lajmi bëri që aksionet e Intel të binin me 6% të Hënen. Sipas Bloomberg kjo nismë është ende në fazat fillestare, por i shërben unifikimit të arkitekturave mes platformave desktop dhe mobile të kompanisë në frontet e harduerit dhe softuerit.

Në 2005-ën Apple filloi përdorimin e procesorëve Intel pasi disa vitesh me arkitekturën PowerPC të IBM-së.

Ky ndryshim hyri në fuqi me MacBook Pro e 2016-ës. Vetëm ky ndryshim kërkoi disa vite rishkrim të programeve nga zhvilluesit e Apple.

E njëjta gjë do të ndodhë nëse kompania largohet nga procesorët Intel drejt atyre ARM. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>