Lajmet

Pas 32 vitesh Microsoft do të “vrasë” aplikacionin Paint

Jul 24 2017
0 Shpërndarje
E filloi si një version 1-bit monochrome i softuerit PC Paintbrush të ZSoft dhe vetëm në 1998 arriti për herë të parë të ruante imazhe JPEG. Pas 32 vitesh Microsoft do të “vrasë” aplikacionin Paint

Përditësimi i radhës së Microsoft, quajtur Përditësimi i Vjeshtës së Krijuesve, do të sjellë një mori veçorisht të reja.

Por një prej elementëve tradicional të sistemit operativ dhe eksperiencës që ofronte Windows do ti përkasë së kaluarës sapo ky përditësim të mbërrijë: Microsoft Paint.

Lançuar për herë të parë në 1985 në Windows 1.0, Paint është një prej editorëve të parë grafikë që u bë element kyç i Windows.

E filloi si një version 1-bit monochrome i softuerit PC Paintbrush të ZSoft dhe vetëm në 1998 arriti për herë të parë të ruante imazhe JPEG.

Me Përditësimin e parë të Krijuesve publikuar në Prill, Microsoft prezantoi Paint 3D i cili gjendej krahas versionit 2D. Nuk ishte një përditësim i Paint aktual por një softuer i ri.

Së fundit Microsoft sinjalizoi se bashkë me Outlook Express dhe Reader, Microsoft Paint gjithashtu do të largohet.

Microsoft thotë se “nuk është në zhvillim aktiv dhe mund të hiqet nga përdorimi në përditësimet e ardhshme.”

Paint nuk ka qenë asnjëherë një prej aplikacioneve më të mira dhe më të afta. Me Windows 7-ën u përmirësuar ndjeshëm por ende konsiderohet një produkt i varfër krahasuar me alternativa të tjera.

Braktisja e Paint shënon një moment historik për Windows-in sepse po largohet një prej aplikacioneve më të jetëgjatë të sistemit operativ. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>