Lajmet

Pas 67 ditë bllokim, rikthehet qasja e YouTube në Turqi

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Pas 67 ditë bllokim, rikthehet qasja e YouTube në Turqi

youtube-copyright-stock_1020.0_standard_640.0Banorët e Turqisë më në fund mund të futen sërish në YouTube, ku dita e martë paraqet fundin e një bllokade prej 67 ditësh kundër faqes për shpërndarje të videove nga qeveria turke. Javën e kaluar, gjykata kushtetuese e vendit vendosi që bllokimi i faqes YouTube, që ishte bërë gjatë fundit të muajit mars – ishte një shkelje e paligjshme e lirisë së shprehjes. Një bllokim i tillë ishte bërë edhe për faqen Twitter.

Në të dy rastet, qeveria turke ishte kritikuar mjaft ashpër për ndërmarrjen e masave aq ekstreme; Google ishte në mesin e palëve që e sfidonte bllokadën. Përdoruesit e etur për t’i vizituar këto faqe gjenin rrugë për t’iu shmangur bllokadave, por rikthimi i tanishëm i qasjes në YouTube më në fund shënon fundin e këtij bllokimi.

Gjykatat më ulëta tashmë kishin bërë thirrje për largim të bllokadës, por qeveria nuk iu kishte përgjigjur këtyre vendimeve derisa të dëgjohej nga gjykata më e lartë e Turqisë. Edhe pas vendimit të gjykatës kushtetuese, qeveria e Turqisë e vonoi largimin e bllokadës së YouTube-it, por raportet lokale tani tregojnë që YouTube është duke punuar siç duhet. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>