Lajmet

Pas 7 muajsh pritjeje Google sjell Android Wear 2.0 në muajin Shkurt

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Sipas një letre dërguar zhvilluesve dhe publikuar nga Android Police, Google do të lançojë versionin 2.0 të Android Wear për orët inteligjente në ditët e para të muajit Shkurt. Pas 7 muajsh pritjeje Google sjell Android Wear 2.0 në muajin Shkurt Photo Source: Google

Risia kryesore e këtij përditësimi është dyqani i aplikacioneve Play Store në orët inteligjente. Falë tij përdoruesit do të kenë mundësi jo vetëm të kërkojnë por edhe instalojnë aplikacione nga krahu i tyre.

Megjithatë zhvilluesit duhet të sigurohen se aplikacionet janë për përshtatura për versionin më të fundit të platformës në mënyrë që të shfaqen në rezultatet e kërkimit në Play Store.

Ndër të tjera Android Wear 2.0 vjen me sistemin mobil të pagesave Android Pay, mbështetje për shkrimin e dorës, një tastierë virtuale QWERTY, ndërfaqe të reja të njohura si “Watch Faces” dhe replikat me një të prekur bazuar në kontekstin e mesazheve.

Google Assistant do të ketë gjithashtu vendin e tij në sistemin e ri operativ por se kur nuk dihet akoma. Ky version madhor i platformës do të shoqërohet me debutimin e dy orëve të reja inteligjente dizenjuar pikërisht për të nxjerrë në pah potencialet e reja të sistemit operativ.

Google konfirmoi ekzistencën e tyre gjatë muajit Dhjetor dhe do të prodhohen nga një palë e tretë me Asus, Huawei, LG dhe Motorola si emrat më të përfolur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>