Lajmet

Pas bllokimit të shërbimit Gmail në Kinë, hakohet edhe Microsoft Outlook

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Pas bllokimit të shërbimit Gmail në Kinë, hakohet edhe Microsoft Outlook

A visitor walks past a Microsoft booth at a computer software expo in BeijingPërdoruesit e shërbimit të postës elektronike të Microsoft u bënë subjekt i një sulmi hakerash gjatë fundjavës, pak javë pas censurimit të shërbimit Gmail në Kinë nga autoriteti rregullator i komunikimeve elektronike. Individët të cilët përdornin softuer për aksesimin e postës elektronike si Outlook, Mozilla Thunderbird me anë të protokolleve SMTP dhe IMAP u bënë shënjestër e një sulmi MITM.

Çfarë është MITM? Një sulm MITM shënjestron monitorët online të lidhjeve dhe nganjëherë hakerat mund të kontrollojnë edhe komunikimin e bërë përmes atij kanali. Sulmet dhe bllokimet e shërbimeve të huaja të internetit janë rritur vazhdimisht në Kinë, ku ky shtet operon dhe mekanizmin më të sofistikuar të censurës online i njohur si “Great Firewall”. Kjo censurë është implementuar gjerësisht në të gjithë vendin nga partia komuniste në pushtet.

GreatFire.org tha ditën e hënë se autoritetet shtetërore të administrimit të hapësirës kibernetike në Kinë ishin përgjegjës për sulmin MITM ndaj Outlook. Reuters nuk arriti të komunikonte me autoritet shtetërore të cilët janë tejet të rezervuar ndaj çdo lloj detaji. Muajin e shkuar, shërbimi i postës elektronike të Google u bllokua në Kinë, duke detyruar që një pjesë e madhe e përdoruesve të adoptojnë sisteme e-mail-i brenda vendit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>