Lajmet

Pas dorëheqjes Papa do të çaktivizojë llogarinë në Twitter

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Pas dorëheqjes Papa do të çaktivizojë llogarinë në Twitter

Pope TwitterSipas radios së Vatikanit Papa Bendikt i XVI pasi të japë dorëheqjen përfundimisht do të çaktivizojë dhe llogarinë që ka në Twitter.

Postimet e Papës tek @Pontifex do të përfundojnë zyrtarisht më 28 shkurt pikërisht ditën kur përfundon dhe shërbimi i tij si drejtues kryesor i Kishës Katolike.

Nuk është e çuditshme që s’do mund të lexojmë më postime prej tij pasi arsyeja e dorëheqjes ishin problemet me shëndetin. Zëvendësuesi i Papës do të përzgjidhet pas një muaji nga kardinalët e Kishës.

Aktualisht Papa ka 1.5 milion ndjekës në Twitter. Postimi i tij i parë është bërë më 12 dhjetor 2012. Që atëherë ka postuar gjithësej 36 herë, zakonisht një postim në disa ditë.

Papa Benedikti XVI bekon rrjetet sociale

Në përgjithësi postimet kanë qënë fetare, por ka pasur dhe disa të tjera ku shpreh shqetësimin për qytetarët e vendeve të shkatërruara nga luftrat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>