Lajmet

Pas gjestit në fushë, LeBron James ndjek tifozin në Twitter

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
Pas gjestit në fushë, LeBron James ndjek tifozin në Twitter

LeBronFlickrNë rrjetet shoqërore, njerëzit e famshëm marrin shumë ndjekës, por është vështirë dhe e pazakonshme që një njeri i zakonshëm të ndiqet nga këta njerëz të famshëm.

Por kjo nuk ka ndodhur me një dashamirës të basketbollit, i cili tashmë ka fituar ndjekjen (ang. follow) në Twitter nga basketbollisti i njohur i ekipit të NBA, LeBron James.

LeBron James ka më tepër se 7.7 milionë ndjekës në rrjetin shoqëror Twitter, ndërsa ndjek vetëm pak se 300. I ndjekur i 297-të nga ylli i basketbollit është një person i cili gjatë një ndeshjeje basketbolli u fut në palestër gjatë një loje në Cleveland më herët gjatë kësaj jave.

LeBron James i cili për momentin luan për ekipin Miami Heat famën e tij dhe stadin fillestar prej shtatë vitesh të karrierës së tij e kishte nisur në Cleveland.

Gjatë momenteve të lojës që po zhvillohej kur ekipi i tanishëm i LeBron James ishte duke kryesuar me 83 pikë, ndërsa Cleveland kishte 79 pikë, në kohën kur kishin mbetur edhe 8 minuta e 21 sekonda të lojës deri në fund të ndeshjes, një person, i cili më vonë u identifikua si Blair doli nga vendqëndrimi i shikuesve dhe u fut në palestër, që mbante një bluzë me mëngë të shkurta në të cilën kishte një porosi të rëndësishme për LeBronin.

“Na mungon”, thuhej në pjesën e përparme, ndërsa në pjesën e pasme “kthehu në 2014-tën”, duke mëtuar që t’i kërkojë basketbollistit që të rikthehet në ekipin Cleveland Cavaliers.

Në shpejtësi nga sigurimi, Blair u largua nga fusha, por ai me këtë gjest të tij siç duket ka fituar simpatinë e LeBron James, i cili u gëzua nga ky gjest, i cili e përkëdheli në kokë teksa ai ishte duke u larguar. Blair nuk fitoi vetëm “përkëdheljen” nga basketbollisti, por edhe ndjekjen në Twitter nga ai, duke u bërë kështu nga njerëzit e paktë që ndiqen nga ai, në krahasim me ata që e ndjekin atë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>