Lajmet

Pas Google Reader edhe lexuesi RSS FeddDemon njofton mbylljen

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Pas Google Reader edhe lexuesi RSS FeddDemon njofton mbylljen

FeedDemonÇfarë do të duhej për të çaktivizuar përfundimisht shërbimin e leximit të RSS-ve FeedDemon që qarkullon në ueb për më tepër se 10 vjetësh?

Me sa duket duhej që Google të merrte vendimin e mbylljes së Google Reader.

Nick Bradbury, themeluesi i lexuesit të famshëm të RSS-ve FeedDemon cilëson lajmërimin e Google për çaktivizimin e Reader më 1 korrik si goditjen e fundit ndaj aplikacionit të tij për kompjuterët desktop dhe laptop.

Ai shpjegon se softueri sinkronizohet me Reader dhe është i vetmi ku mund të mbështetet pasi momentalisht nuk ekziston asnjë alternativë tjetër e përshtatshme.

Mbyllet Google Reader pas 1 korrikut, ja pesë alternativat

Bradbury njoftoi në Twitter se po planifikon krijimin e një versioni të ri të FeedDemon që nuk e ka të nevojshëm sinkronizimin me Google Reader dhe do përpiqet ta lançojë atë pa pagesë para datës 1 korrik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>