Biznes

Pas Imagination Technologies, Apple i kthen shpinën Dialog Semiconductor

Nov 30 2017
0 Shpërndarje
Aksionet e Dialog kanë rënë me 36% që nga muaji Prill duke reduktuar vlerën e kompanisë në 2.74 miliard euro. Pas Imagination Technologies, Apple i kthen shpinën Dialog Semiconductor

Apple do të dizajnojë vetë çipet e saj të menaxhimit të energjisë për iPhone e 2018-ës raportoi Nikkei ditën e Enjte duke çuar në tatëpjetë aksionet e furnizuesit të kompanisë Dialog Semiconductor.

Nëse konfirmohet, lëvizja do të reduktonte varësinë e Apple ndaj prodhuesit Anglo-Gjerman të çipeve ku gjigandi i iPhone është një prej konsumatorëve më të mëdhenj.

Aksionet e Dialog ranë me 19% gjatë ditës së sotme. Investitorët e kompanisë i tremben një skaneri të Imagination Technologies, ish furnizuesi me çipeve grafike të iPhone që çoi deri në shitjen e këtij të fundit.

Çipet e dizajnuara nga Apple do të prodhoheshin nga Taivan Semiconductor (TSMC) i cili është furnizuesi i vetëm i Apple me procesorë për iPhone që nga 2016-ta.

Aksionet e Dialog kanë rënë me 36% që nga muaji Prill duke reduktuar vlerën e kompanisë në 2.74 miliard euro.

Shkëputja e Apple dhe Dialog u raportua për herë të parë në Prill të këtij viti. Zhvillimet e fundit tregojnë se ajo që i ndodh Imagination Technologies do të përsëritet me Dialog.

Sakaq Imagination vinte në dyshim aftësitë e Apple për të zhvilluar një arkitekturë grafike nga e para pa shkelur pronësinë intelektuale të kompanisë Britanike.

Për Apple, këto lëvizje do të thonë më shumë kontroll mbi komponentët e iPhone dhe pajisjeve të tjera ndërsa konkurrenca me Samsung po nxehet dita ditës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>