Lajmet

Pas katër vitesh Google shpjegon origjinën e lojës Chrome Dino

Sep 10 2018
0 Shpërndarje
Për të festuar katër vjetorin e lançimit të lojës Google publikoi një intervistë të zhvilluesve të cilët kanë ndërtuar lojën duke shpjeguar origjinën. Pas katër vitesh Google shpjegon origjinën e lojës Chrome Dino

Shfletuesi Google Chrome ka një lojë të fshehtë me dinozaur e cila shfaqet sa herë që përpiqen të aksesoni një uebsajt kur nuk keni internet.

E quajtur Chrome Dino Game, loja ka në fokus një karakter prej dinozauri i cili vrapon pafundësisht.

Duhet të kërceni për të kapërcyer pengesat si kaktuse dhe zogj. Kontrolli i lojës është i thjeshtë, klikoni Spacebar për të kërcyer dhe shigjetën me kokë poshtë për tu ulur.

Për të festuar katër vjetorin e lançimit të lojës Google publikoi një intervistë të zhvilluesve të cilët kanë ndërtuar lojën duke shpjeguar origjinën.

Pse një lojë me dinozaurë? Sipas dizajnerit të Google Sebastien Gabriel, loja sjell në përdoruesit në kohët prehistorike kur nuk ekzistonte as interneti e as Wi-Fi.

Loja u lançuar në 2014-ën ku fillimisht nuk sillej siç duhej në disa platforma veçanërisht tek telefonët e vjetër Android.

Sot 270 milion sesione kryhen çdo muaj me këtë lojë. Për ta aksesuar shkruani chrome://dino tek shiri i kërkimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>