Lajmet

Pas ndërprerjes së ditës së djeshme, Facebook mohon mundësinë e sulmit të rrjetit social nga hakerat

Jan 28 2015
0 Shpërndarje
Pas ndërprerjes së ditës së djeshme, Facebook mohon mundësinë e sulmit të rrjetit social nga hakerat

BN-GQ349Facebook Inc. ka mohuar sot të ketë qenë viktimë e sulmeve të hakerëve dhe ka thënë se sajti i rrjetit social së bashku me aplikacionin i cili shpërndan fotografi Instagram ka vuajtur një ndërprerje vetëm për shkak të një ndryshimi në konfigurim.

Ndërprerja “nuk erdhi si një rezultat i sulmeve nga një palë e tretë por ajo rezultoi pas prezantimit të një ndryshimi i cili ndikoi në sistemet tona të konfigurimit.” tha një zëdhënës i Facebook për The Wall Street Journal. “Ne vepruam shumë shpejt për të zgjidhur problemin, dhe të dy shërbimet u kthyen sërish 100% funksional për çdo përdorues”.

Për thuajse 45 minuta, njerëzit të cilët u përpoqën të aksesonin Facebook, i cili ka afërsisht 1.35 miliard përdorues aktivë mujorë në mbarë globin, u përballën me një mesazh “Account Temporarily Unavailable/Llogari përkohësisht e padisponueshme”. Gjithashtu edhe aplikacioni mobil i tij si dhe shërbimi i Instagram ishte përballur me ndërprerje.

Përdoruesit e Twitterit kanë shkruar se edhe aplikacioni Tinder apo shërbimi i çatit HipChat ishte prekur gjithashtu nga një ndalesë funksionimi. Më parë të martën, një cicërime e postuar në Twitter pohoi se ishte grupi Lizard Squad i cili kishte dërguar këto shërbime offline. Ky grup ka marrë përgjegjësi për sulmin kibernetik ndaj Sony dhe Microsoft në muajin Dhjetor, si dhe ditën e hënë ky grup hakoi edhe uebsajtin e Malaysia Airlines. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>