Lajmet

Pas raporteve për sulmet kundër iCloud, Apple iu tregon përdoruesve si të qëndrojnë të sigurt

Oct 22 2014
0 Shpërndarje
Pas raporteve për sulmet kundër iCloud, Apple iu tregon përdoruesve si të qëndrojnë të sigurt

iCloud-chrome-verified-730x490Pas raporteve të fundit të qasjeve të paautorizuara në iCloud në Kinë që dyshohet të jenë të sponsorizuara nga shteti, Apple është duke bërë kontrollimin e dëmeve. Në një përditësim të bërë së fundi në dokumentet e veta të fundit në iCloud, kompania e qartëson që është “e vetëdijshme për sulmet e përhershme të rrjeteve të organizuara”, por që serverët e vet nuk janë thyer.

Më pas kompania ofron udhëzime për përdoruesit se si ata mund të qëndrojnë të sigurt online kur përdorin informacionet e tyre të qasjes në iCloud, duke treguar mundësinë se si ta gjeni nëse jeni të sigurt në një faqe kur përdorni Safari, Chrome dhe Firefox duke treguar metodat e ndryshme të cilat i përdor secili shfletues për të shfaqur nëse përdoruesi është në një lidhje të enkriptuar dhe paralajmërimet kur nuk ndodhet në një lidhje të tillë.

Edhe nëse informacionet tuaja të qasjes nuk preken, ia vlen ta kontrolloni si një rifreskues të thjeshtë se si të mbani të sigurta të dhënat e juaja. Klikoni këtu për t’i lexuar këto këshilla. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>