Lajmet

Pas Samsung edhe Google pritet të vijë me një shërbim të shpejtë wirelessi

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Pas Samsung edhe Google pritet të vijë me një shërbim të shpejtë wirelessi

A technician gets cabling out of his truck to install Google Fiber in a residential home in ProvoGoogle Inc është duke u përgatitur për të testuar një teknologji të re që mund të arrijë në ndërtimin e një rrjeti wirelessi super të shpejtë.

Gjatë një takimi me Komisionin Federal të Komunikimit në Shtetet e Bashkuara të hënën, Google i kërkoi këtij të fundit leje për të kryer disa testime në Kaliforni në spektra të ndryshëm wirelessi.

Është ende e paqartë ajo se çfarë Google kërkon të arrijë. Kjo teknologji konsiston në formimin e një baze të fortë e të shpejtë wirelessi e bazuar në valët milimetrike, e cila mund të përdoret kudo dhe nga kushdo, pa pasur nevojën e një kablli apo një lidhjeje përmes fibrave.

Duke bërë këtë gjë Google mund të hapë një shteg të ri që aktualisht i përket Verizon, AT&T, Comcast etj. Pritet që Google të ofrojë një mënyrë më të shpejtë e më të lirë për të shpërndarë rrjetin e internetit. Kompania thotë se ka si synim që ta vërë në përdorim këtë shërbim në më shumë se 30 shtete amerikane.

Periudha e testimit 180 ditëshe është tërësisht konfidenciale. Ajo do të fillojë më 13 nëntor në tre qytete të San Françiskos. Disa ekspertë janë shprehur se testimet mund të jenë thjesht kërkime bazike dhe jo domosdoshmërisht mund të çojnë në krijimin e një produkti apo shërbimi të ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>