Harduer

Pas shitjes së brendit nga Sony, rikthehen kompjuterët VAIO

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Pas shitjes së brendit nga Sony, rikthehen kompjuterët VAIO

vaiovaio2.0_standard_640.0Brendi ikonik VAIO PC tani është “ringjallur”, pas shitjes së këtij biznesi çalues të Sony-it për fondin investues Japan Industrial Partners. Në atë kohë, Sony tha që ka planifikuar të koncentrohet në smartfonë dhe tabletë për shkak të rënies së tregut të PC-së. Marrëveshja ishte vendosur që të mbyllej në korrik dhe tani Korporata e re VAIO është duke shitur kompjuterët VAIO Fit dhe VAIO Pro në Japoni. PC-të vijnë pa brendin Sony, por janë duke u ofruar në dyqanin online të vetë Sony-t.

Një porosi në japonisht e postuar në uebfaqen vaio.com tregon që brendi do të jetë një aferë më e vogël se sa që ishte kur ishte pjesë e perandorisë së Sony-t. Kompania e re do të ketë jo më tepër se 240 punonjës, thuhet në postim, por do të mbajë “ADN”-në e VAIO-s. Kompania nuk ka treguar se kur ose nëse do të zgjerojë operacionet jashtë Japonisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>