Lajmet

Pas shumë kohësh, arrinë IPv6

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Pas shumë kohësh, arrinë IPv6

Para një viti shumë ofrues të shërbimeve të Internetit dhe burimet online testuan IPv6 (Internet Protocol version).

Tani shumë prej testeve të kryera do bëjnë të mundur që IPv6 të funksionoj. IPv6 u bë i mundur sepse IPv4 kishte mangësi në adresat e Internetit që po kërkoheshin dita-ditës, gjithashtu u rrit numri i adresave të ofruara online në më shumë se 6.8 miliardë adresa, pra një numër i mjaftueshëm për të përkrahur të gjithë njerëzit në planet. IPv6 ka opsionin e sigurisë së IP-së, sigurisë së transmetimit të të dhënave në rrjet, një opsion që nuk ishte i mundur më parë në IPv4. A jeni gati për IPv6?

Në tabelën mëposhtë mund të shihni krahasimin në mes të IPv4  dhe IPv6:

 

Kurse  në tabelën mëposhtë mund ta shihni rritjen e trafikut të IPV6 prej qershorit të vitit të kaluar:

 

Nëqoftëse, hardueri dhe softueri juaj nuk përputhen me IPv6, mos u brengosni. IPv6 ka disa karakteristika të njëjta me IPv4, dhe Interneti do të vazhdoj të punojë paralelisht në të dy versionet edhe për shumë kohë. Nuk është e nevojshme të blesh pakon e IPv6 sapo ajo të dalë në treg, por duhet të siguroheni se në një të ardhme të afërt ta blini këtë pako. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>