Lajmet

Pas Spectre dhe Meltdown, Intel zbulon probleme të reja sigurie

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Kompania tha se me përditësimet e reja të cilat u lëshuan të Marten, përdoruesit duhet të jenë të sigurtë. Pas Spectre dhe Meltdown, Intel zbulon probleme të reja sigurie

Intel publikoi informacione rreth problemeve të reja të sigurisë në procesorët e kompanisë përmes të cilëve hakerët mund të vjedhin informacione të ruajtura në kompjuterat tanë ose në shërbimet cloud të palëve të treta.

Zbuluar nga disa hulumtues dhe raportuar tek Intel në Janar, problemi i radhës i sigurisë vjen në tre variante.

Kompania tha se me përditësimet e reja të cilat u lëshuan të Marten, përdoruesit duhet të jenë të sigurtë.

Intel gjithashtu bëri të ditur se nuk kanë vënë re përdorimin e këtyre problemeve të sigurisë në sulme.

Kompania i referohet problemeve si L1TF ose L1 Terminal Fault.

Menjëherë pas zbulimit të Spectre dhe Meltdown, Intel zgjeroi programin e shpërblimeve për hulumtuesit e sigurisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>