Lajmet

Pas sulmeve, faqja e Qendrës së Zhvilluesve të Apple kthehet në gjendjen normale

Jul 28 2013
0 Shpërndarje
Pas sulmeve, faqja e Qendrës së Zhvilluesve të Apple kthehet në gjendjen normale

Tetë ditë pasi kishte ndalur shërbimin e vet për shkak të një çarjeje në siguri, Apple ka rikthyer uebfaqen për Qendrën e Zhvilluesve. Apple menjëherë nuk iu përgjigj kërkesave për të komentuar.

Por faqja hyrëse e uebfaqes ishte e dukshme. Disa seksione, si forumet, ishin po ashtu offline.

Certifikatat, identifikuesit dhe profilet u kthyen online. Një e-mail që qarkulloi tek zhvilluesit e Apple thoshte: “Faleminderit që qëndruat me ne derisa ne i sjellim këto sisteme të rëndësishme online.

Ne do të vazhdojmë të ju përditësojmë me progresin tonë.” Gjithashtu u fol edhe për statusin e sistemit, në mënyrë që anëtarët të mund të ndjekin atë se çfarë është duke funksionuar dhe çfarë jo.

Qasja në faqe ishte ndalur për disa ditë teksa Apple hetonte rrethanat e një incidenti të sigurisë që thuhej të ketë ndodhur më 18 korrik.

Ndërmarrja tha në një e-mail për komunitetin e vet të zhvilluesve tri ditë pasi ndodhi incidenti që faqja ishte qasur nga “një njeri i bezdisshëm”. (PCWorld Albanian)

Apple qendra zhilluse

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>