Lajmet

Pas sulmeve të shumta dhe të suksesshme kibernitike, lind nevoja për një strategji të re sigurie

Feb 9 2015
0 Shpërndarje
Pas sulmeve të shumta dhe të suksesshme kibernitike, lind nevoja për një strategji të re sigurie

File photo of a lock icon, signifying an encrypted Internet connection, on an Internet Explorer browser in Paris

Një sërë sulmesh kibernetike të njëpasnjëshme kanë tronditur industrinë e sigurisë kompjuterike. Kompani e organizata të ndryshme janë dëmtuar nga këto sulme duke shkaktuar kështu fillimin e një lufte të vërtëtë virtuale kundër hakerave. Një ekspert amerikan sigurie, Anthem Inc deklaroi javën që shkoi se hakerat mund të kenë kompromentuar 80 milion të dhëna të shëndetit. Amy Pascal lajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga Sony Picture Entertainment dy muaj pasi hakerat sulmuan kompjuterat e kompanisë dhe publikuan të dhëna private të punëtorëve dhe emaile konfidenciale.

Sulme të tilla, shprehen ekspertët e sigurisë, i japin mundësi kompanive të reja për ti shitur konsumatorëve teknika të reja me qëllim mbrotjen nga sulmet. Në gjithë botën janë shpenzuar 70 miliard dollar për sigurinë online vetëm vitin e shkuar. Është parashikuar se kjo shifër do të rritet në 109 miliard dollar në vitin 2020. Janë faktorë të ndryshëm që sjellin këto sulme. Kompanitë i lejojnë punonjësit e tyre të përdorin telefonat, tabletët por edhe rrjetet sociale gjatë orarit të punës. E gjitha kjo ju jep mundësi hakerave për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Por dhe këta të fundit së bashku me metodat e tyre kanë ndryshuar.

Kriminelët kibernetike dhe spiunet ditët e sotme ndikohen shumë nga pikëpamjet politike dhe fetare. Dhe si përfundim kompanitë nuk mund të mbështeten më në veglat 10 vjeçare të sigurisë si firewall-et apo antivirusët. Gjëja më e vështirë është gjurmimi dhe identifikimi i sulmeve. Sipas një studimi nga firma e kërkimit FireEye, hakerat mund të navigojnë brenda një rrjeti për një vit e gjysëm dhe mund të ngelen të pa identifikuar. Startupet e sigurisë kanë gjetur mënyra të reja për të shmangur këtë gjë. Firma Camouflage me bazë në Kanada zëvëndëson të dhënat konfidenciale në skedarë me të dhëna të panevojshme por të përdorshme. Kjo i bën hakerat të mendojnë se kanë vjedhur diçka me vlerë. Ndërsa firma amerikane TrapSecurity, krijon disa lloje kompjuterash të rremë të mbushur po me të dhëna të rreme për të neutralizuar sulmet.

Së fundmi dhe kompanitë e mëdha teknologjike po i kushtojnë një vëmendje të madhe këtyre sulmeve. Google Ventures dhe firma të tjera investuan 22 milion dollar në ThreatStream në muajin Dhjetor ndërkohë që Bessemer Ventures Partners muajin e fundit investoi 30 milion dollar në iSight Partners. Të dyja këto kompani janë të fokusuara në parandalimin e sulmeve kibernitike dhe në të kuptuarit e asaj çfarë hakerat po bëjnë apo kanë në plan të bëjnë. Gjithashtu koorporatat janë ndërgjegjësuar dhe kanë ngritur grupet e tyre të sigurisë. (PC World Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>